Mesfushori italian, Jorginho ka kontratë me Arsenalin vetëm deri më 30 qershor dhe agjenti i tij ka folur për një rikthim të mundshëm te Serie A.
Mesfushori së fundmi festoi ditëlindjen e 32 dhe ka një opsion për ta rinovuar kontratën e tij me “Topçinjtë”, por nuk ka garanci që mund të aktivizohet.
“Ai do t’i përshtatej më shumë Lazios, për preferencën e trajnerit Sarri i cili veçse i di shumë mirë karakteristikat e tij, por gjithashtu Juventusi që ka një drejtor sportiv tejet të mirë si Cristiano Giuntoli, i cili ka kaluar shumë vite te Napolit”, tha agjenti i Jorginhos, Joao Santo për “TV Play” në Itali.
“Nuk do ta përjashtoja një rikthim te Napoli me trajnerin e ri Calzonan, i cili më parë kishte punuar me Sarrin. Roma duke e pamundur, sepse nuk ka pasur kontakte me ta, por kur vjen te forca e tyre dhe tradite, të gjithë dëshirojnë të luajnë për Milanin dhe Interin”, tha agjenti i Jorginhos.
Jorginho ka qenë në Premier Ligë që nga vera e vitit 2018, kur ndoqi Maurizio Sarrin nga Napoli te Chelsea në një marrëveshje me vlerë 57 milionë euro, më pas te Arsenali në janar 2023 për 11.3 milionë euro.