Inter - Atalanta, Asllani dhe Gjimshiti e nisin sfidën si titullarë!
Inter-Atalanta përballen këtë të mërkurë duke nisur nga ora 20:45 për ndeshjen e prapambetur të javës së 21-të të Serie A.
Ndërsa jemi në prag të këtij takimi trajnerët Inzaghi dhe Gasperini kanë vendosur formacionet zyrtare si do zbresin në fushën e blertë skuadrat e tyre.
Që në nisje të këtij takimi do të kemi “derbi” shqiptarësh, pasi Kristjan Asllani nga Interi dhe Berat Gjimshiti nga Atalanta, të dy lojtarët “kuqezi” e fillojnë këtë përballje në rolin e titullarit.