Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës të mbahet më 6 mars.
Kuvendi do të mbahet në “Innovation&Training Park Prizren” (ITP) në Prizren.
Në këtë Kuvend do të diskutohet për çështje të ndryshme si: Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i kaluar i Punës, Raporti i Auditimit 2023, Draft Plani i Veprimit 2024, Draft Plani Financiar 2024, Draft Plani i Marketingut 2024, si dhe pika të ndryshme.
Rendi i Ditës
1. Zgjedhja e Trupave Punues
2. Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës i datës 22 mars 2023
3. Raporti i Punës për vitin 2023
4. Raporti i Auditimit 2023
5. Draft Plani i Veprimit 2024
6. Draft Plani Financiar 2024
7. Draft Plani i Marketingut 2024
8. Të ndryshme.