Alesandro Bastoni ka dhënë përshtypjet e tij të para për “DAZN”-in rreth fitores 4-0 kundër Atalantës.
Mbrojtësi i Interit thekson se ecuria e shkëlqyer e skuadrës së tij nuk është rastësi, por një proces që ka nisur prej vitesh. Bastoni thotë se humbja në finale e Ligës së Kampionëve ka ndikuar shumë në forcimin e zikaltërve.
Ai shton se fitoret me goleada janë një hakmarrje për opinionin sportiv që vuri në diskutim forcën e tyre sezonin e shkuar.
“Finalja e Stambollit na dha kaq shumë sa i përket ndërgjegjësimit dhe forcës. Jemi shumë të lumtur për arritjen e këtyre objektivave.
Është një rrugë që ka disa vite, kemi disa vite që luajmë bashkë, duhet të vazhdojmë kështu. Vitin e kaluar u vumë në diskutim për shkak të humbjeve të shumta.
Kjo është edhe hakmarrja jonë. Ne ishim të bashkuar edhe në vështirësi”, ka thënë Alesandro Bastoni.