Futbollisti shkupjan, Bilall Iseni ka ndërruar skuadër, por do të vazhdoj të mbetet në futbollin e Sllovakisë.
22 vjeçari në 6 muajt e ardhshëm do të luaj në formë huazimi te skuadra e Slavoj Trebisov që garon në kategorinë e dytë të futbollit sllovak.
Ai është prezantuar nga ekipi i ri dhe ka nisur punën menjëherë, duke qenë në shërbim të skuadrës.
Kartonin e Bilall Isenit e posedon ekipi Hamsik Academy, tek të cilët do të rikthehet sërish në qershor të këtij viti, pasi ti përfundoi huazimi te skuadra Slavoj Trebisov.
Shkupjani më herët ka luajtur edhe për skuadrën tjetër sllovake FK Rakytovce, ndërsa gjatë karrierës së tij në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e disa klubeve vendore si Shkupi, Vëllazërimi i Kërçovës e Vardar Forina.