Tre klubet e mëdha angleze kërkojnë portierin shqiptar të Ajax-it

Futboll

Tre klubet e mëdha angleze kërkojnë portierin shqiptar të Ajax-it

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:32
Diant Ramaj

Ajaxi po kalon një sezon të vështirë, por një nga lojtarët më të spikatur të tyre është portieri Diant Ramaj.

“Gardiani” me origjinë shqiptare, por me pasaportë gjermane, ka qenë protagonist në fushë dhe tashmë është mes emrave më të lakuar në merkato.

Djaloshi me prejardhje nga Gjakova është vënë në shënjestrën e Arsenalit, Manchester United dhe Chelsea-t.

22-vjeçari ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë, nga 18-vjeçarët e deri në skuadrën e 20-vjeçarëve, por prej vitit 2021 nuk ka marrë asnjë thirrje nga “Pancerat”.

Në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që ta shohim si portier të Shqipërisë apo Kosovës, mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat