Ernest Muçi është duke shkëlqyer te Beshiktashi.
Pas transferimit nga Legia e Varshavës, futbollisti shqiptar i ka nisur të gjitha ndeshjet nga minuta e parë.
Ndërkohë në Poloni janë duke pritur ende paratë e Beshiktashit.
Ky transferim do të kryejë për 10 milionë euro.
Por për shkak të problemeve ekonomike, Beshiktashi ra në dakortësim me Legian që pagesa të kryhej në 7 këste, ndërsa i pari do të mbyllet në mars.