Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Dinamos për të bërë mes tyre edhe llogaritë e javës së 26-të të Superiores.
Një duel mjaft i rëndësishëm që do të zhvillohet në “Egnatia Arena” në orën 13:30.
Rrogozhinasit do të kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive dhe tashmë nuk e ka luksin që të humbasë pikë, pasi Vllaznia po i ‘kërcënon’ pas çdo ndeshje. Ndërkohë dinamovitët synojnë rikthimin te fitorja për të mos iu larguar “Final – Four”.
Por “Blutë” janë pak të disfavorizuar në këtë ndeshje. Shkak për këtë janë ndeshjet e shkuara mes këtyre dy ekipeve në Superiore. Në 6 sfida të mëparshme që Egnatia dhe Dinamo janë përballur, këta të fundit nuk kanë fituar asnjë.
Në 3 ndeshje kanë triumfuar rrogozhinasit, ndërsa 3 të tjera kanë përfunduar në barazim. Statistika që nuk do të ndikojnë në ndeshjen e së premtes, por megjithatë mbetet një plus për rrogozhinasit.