Xhiakomo Vrioni duket se e ka lënë pas kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e parë të New England Revolution në MLS dhe ka bërë protagonistin në kualifikimin e kësaj të fundit në Kupën e Kampionëve të Amerikës Veriore & Qendrore.
Në sfidën e kthimit kundër Independiente, Vrioni u aktivizua për 90 minuta të plota, duke u bërë protagonist dhe në minutat e fundit të takimit.
Me një kalim fantastik, ai la pas mbrojtësin kundërshtar dhe më pas i dhuroi shokut të tij të skuadrës, Kaje, një top fantastik, me këtë të fundit që vetëm duhet ta shtynte drejt rrjetës.
Kështu New England është kualifikuar për në fazën e 1/8-ave, me sfidën tjetër që do ta ketë përballë skuadrës nga Kosta Rika, Alahuelense.