Java e 26-të e Superiores filloi me duelet Egnatia-Dinamo City dhe Laçi-Skënderbeu.
Në Rrogozhinë u regjistrua barazimi 1:1, ndërkohë që ekipi korçar fitoi 0-1 në Kurbin, duke siguruar tri pikë të arta.
Arbin Zejnullai kaloi Egnatian në avantazh me anë të një eurogoli sapo nisi pjesa e dytë, por Luis Kaçorri evitoi humbjen e kryeqytetasve.
Ndërkohë, Skënderbeu iu fal golit të Ardit Nikajt në minutën e fundit për të thyer Laçin në Kurbin.
Duke i dhënë fund ecurisë prej 10 ndeshjesh pa humbje të bardhezinjve.
Fitore e madhe e skuadrës së Ivan Gvozdenovic, që për momentin e sheh veten në vendin e katërt me 37 pikë.