Kumbulla dhe Bajrami bëhen me trajner të ri.
Ka sërish ndryshim në pankinën e Sassuolos.
Pas shkarkimit të Alessio Dionisit, skuadra iu besua Emiliano Bigica-s, por humbja shumë e thellë 6-1 ndaj Napolit ndryshoi shpejt mendjen te drejtuesit e klubit italian, që vendosën ti besojnë stolin Davide Ballardinit.
Ish-trajneri i Genoas, pasi ka ndërprerë në mëngjes kontratën që e lidhte me Cremonesen deri në vitin 2025, nënshkroi me Sassuolon deri në qershor. Marrëveshja përfshin një bonus të majmë nëse ai arrin që të mbijetojë në elitën e futbollit italian.
Ballardini do të fillojë menjëherë punën për t'i dhënë një frymë të re ekipit: mbijetesa është një specialitet i trajnerit. Në fakt, shifrat flasin vetë: shtatë herë në njëmbëdhjetë zëvendësime, 60-vjeçari e ka arritur këtë sukses. Situata te Sassuolo nuk është më e lehta, edhe pse skuadra që ka në dispozicion jep shpresë.