Shpendi gjen golin e 18-të në Itali

Futboll

Shpendi gjen golin e 18-të në Itali

Më: 1 mars 2024 Në ora: 22:21
Cristian Shpendi

Cesena është duke fituar ndaj Entella-s me rezultatin 3:0 në takimin e javës së 29-të të Serie C dhe mes protagonistëve është edhe sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Cristian Shpendi.

Shpendi realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 34’, duke i dhuruar siguri dhe duke treguar edhe njëherë formën e mirë që ai vetë po kalon.

Sulmuesi “kuqezi” është golashënuesi më i mirë i këtij kampionati, ndërsa deri tani numëron 18 gola.

Golat e Shpendit kanë qenë shumë vendimtar për Cesena-, që momentalisht kryeson me 71 pikë, plot 12 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Torres,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat