Bayerni i Munihut duket i dorëzuar në garën për titullin kampion të Bundesligës. Mbajtësit e trofeut në 11 sezonet e fundit u ndalën në barazim 2-2 në fushën e Freigurgut, duke i dhënë mundësi Levekusenit që ta çojë në 10 pikë diferencën me ndjekësit (“Aspirinat”) duhet të fitojnë në fushën e Kolnit.
Golin e parë të takimit e shënuan vendësit, por Bayerni ia doli ta përmbyste rezultatin, por pa mundur ta ruante deri në fund epërsinë.
Një barazim që nuk I bën shumë punë as Freiburgut, që vazhdon serinë e ndeshjeve pa fitore.
Mbyllet me gola, por pa fitues, pjesa e parë ndeshjes mes Freiburgut dhe Bayernit të Mynihut. Golin që zhbllokoi takimin e realizoi Gunter në minutën e 12-të.
Në të 35-tën barazoi Bayernit me Tel, me një diagonale të të bukur nga vija e 16 metrave.
Përmbys rezultatin Bayerni me Musialan, që realizon pasi shmang disa mbrojtjes.
Zgjat pak epërsia e Bayernit, Holer shfrytëzon përgjumjen e mbrojtjes se Bayernit për të barazuar rezultatin.