Bayerni detyrohet t’i vendosë një çmim

Futboll

Bayerni detyrohet t’i vendosë një çmim

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:31
Alphonso Davies

E ardhmja e Alphonso Davies po bëhet më e qartë me kalimin e ditëve. Lojtari kanadez, kontrata e të cilit me Bayernin e Mynihut përfundon më 30 qershor 2025, dëshiron të transferohet te Reali i Madridit këtë verë, duke e vendosur kështu klubin e tij aktual në një udhëkryq të plotë: ose ta shesë në qershor, ose ta lërë të lirë pas një viti.

Sot, gazeta gjermane “Bild” pohon se skuadra bavareze po e pranon gradualisht largimin e një prej mbrojtësve më të talentuar në skenën botërore dhe se tashmë ka vendosur një çmim: 70 milionë.

Nga takimet e fundit të klubit me menaxherin e futbollistit për të diskutuar një rinovim të mundshëm, është kuptuat qartë se vetëm skuadra madrilene është në mendjen e Davies.

Ka shumë gjasa që Reali të ofrojë fillimisht rreth 35 milionë, duke qenë se Davies ka vetëm një vit të kontratës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat