Eric Dier do të vazhdojë të luajë për Bayernin e Mynihut.
Futbollisti anglez, nuk do të kthehen te Tottenham: pasi klubi bavarez ka njoftuar se ka rinovuar kontratën e lojtarit deri më 30 qershor të vitit 2025, duke respektuar në këtë mënyrë "një klauzolë të dakorduar paraprakisht".
Dier u huazua nga “gjelat” e Londrës tek gjigantët gjermanë në sesionin e fundit të merkatos, fillimisht deri në qershor.
Kontrata e tij me londinezët do të kishte skaduar në fund të sezonit, por tashmë 30-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në Bundesligë.
Dier është aktivizuar në 7 ndeshje në kampionatin gjerman me Bayernin deri më tani dhe duket se ka fituar një vend në formacionin e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.