Llapi i Podujevës ka importuar tre pikë të mëdha nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit ’74, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Muhamet Hyseni ka shënuar në minutën e 68-të.
Ballkani ruan kreu e tabelës së klasifikimit, ka 48 pikë e një më shumë se Llapi në pozitën e dytë.
Feronikeli ’74 aktualisht është në vend të shtatë me 23 pikë të mbledhura.