Pëson gola në çdo ndeshje, kjo është skuadra me rekordin më negativ nga pesë ligat më të forta evropiane
Sezonet në top-5 ligat më të forta evropiane veçse ka hyrë në periudhën më të nxehtë të saj.
Kur kanë kaluar më shumë se gjysma e sezonit, në top-5 ligat evropiane është një ekip që nuk e ka mbajtur portën e paprekur në asnjë ndeshje deri më tash.
WhoScored shkruan se nga 96 ekipet në top-5 ligat evropiane, Augsburgu është klubi i vetëm që ka pësuar gol në çdo ndeshje të zhvilluar këtë sezon.
Aktualisht, Augsburgu gjendet në pozitën e 11-të me 25 pikë të grumbulluara.
Nga 23 ndeshjet e zhvilluara, Augsburgu ka pësuar 41 gola.