Dukagjini i Klinës është mposhtur 1-2 në stadiumin ’18 qershori’ nga Ballkani.
Në këtë sfidë klinasit kishin shumë mungesa, derisa trajneri Armend Dallku kishte ruajtur futbollistët e formacionit bazë.
“Nuk e nisëm mirë ndeshjen. Kemi bërë rotacion në formacion sepse kemi ndeshje shumë të rëndësishme në Kupë. Në ndeshjet e Kupës nuk ka rikuperim të pikëve”.
“Vendosëm të luajmë me këtë formacion dhe bëm edhe disa ndryshime të tjera. Goli i parë erdhi si shpërqendrim i mbrojtjes dhe mesfushës. Më pas, a ishte penallti apo jo, vendos gjyqtari”.
“Por, më pëlqeu shpirti luftarak në pjesën e dytë. Pastaj e shënuam golin, tentuam edhe ta barazojmë rezultatin por këto ishin mundësitë tona”.
“Nuk e kemi luksin t’i lodhim lojtarët apo të rrezikojmë me kartonë. Sot vendosëm ta pushojmë një pjesë të ekipit, sepse në Kupë nuk ka rikuperim pikësh”, ka thënë Dallku.