Leipzig me lehtësi i ka importuar tre pikë duke i shkaktuar humbje me rezultat të thellë 4:1 Bochum-it.
Pjesa e dytë ishte fatale për vendasit.
Wittek (7') kaloi në epërsi Bochum-in.
Mysafirët këndellen dhe e mbushin portën e vendasve me gola.
Për Leipzig-un shënuan Olmo (30'), Openda (68'), Ordets (71' - autogol), Poulsen (73').
Pas javës së 24-të në Bundesliga I, RB Leipzig renditet në vend të pestë me 43 pikë e Bochum është në të 15-tin me 25 sosh.