Mbijetesa komplikohet më shumë, Salernitana merr vetëm një pikë ndaj Udineses
Salernitana komplikon edhe më shumë objektivin e mbijetesës në Serinë A, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transfertën friuliane ndaj Udineses, duke mbetur sërish në vendin e fundit, tashmë me 14 pikë.
Skuadra e drejtuar nga Fabio Liverani i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi, por nuk arriti të marrë tre pikët, ndonëse kaloi e para në avantazh me anë të Tchaouna që në minutë ne 10’ të takimit.
Udinese riktheu baraspeshën në fundin e pjesës së parë me anë të Kamara, teksa vlen të theksohet se në minutën e 66’ Ebosele la friulianët m 10 futbollistë, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Megjithatë Salernitana nuk shfrytëzoi epërsinë numerike për të marrë tre pikët, teksa Antonio Candreva humbi edhe një mundësi mjaft të mirë shënimi në sekondat e fundit shtesë.