Nesër nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit Prishtina ndeshet me rivalin e moçëm nga Prizreni, Liria.
“Megjithëse me objektiva tërësisht të kundërta dhe e pozicionuar në vend të fundit, Liria ia ka dalë t’i rrëmbej bardhekaltërve dy pikë gjatë këtij sezoni, andaj, fitorja është më se imperativ i skuadrës sonë, sidomos duke pasur parasysh që nuk kemi fituar në tre ndeshjet e fundit.
Prishtina duhet të arsyetoj epitetin e favoritit absolut, por edhe statistikave plotësisht mbizotëruese kundrejt “bardhezinjëve” nga Prizreni.
Me Lirinë kemi zhvilluar 48 ndeshje zyrtare nga ’99-ta, kemi arritur 28 fitore, 10 barazime dhe po aq humbje me goldallim, +43, 81:38. Në 12 vitet e fundit, në 20 ndeshje të luajtura, Liria ka arritur 3 fitore dhe 3 barazime duke na shënuar 10 gola, përkundër 14 fitoreve dhe 35 realizimeve bardhekaltër”, njofton faqja e FC Prishtina.
Prishtina ndodhet në vendin e 5-të me 31 pikë të tubuara, ndërsa Liria në vendin e fundit me vetëm një fitore të realizuar dhe 7 barazime, 2 prej tyre me Prishtinën, me gjithsejtë 10 pikë të tubuara.