Xavi Hernandez nuk do të jetë pas këtij sezoni në detyrën e trajnerit të Barcelonës, dhe kjo e fundit ka filluar punën për ta gjetur zëvendësuesin e tij.
Siç bëhet e ditur nga gazetari gjerman, Florian Plettenberg, Hansi Flick është kandidati favorit për stolin e Barcelonës.
Thuhet se veçse ka pasur bisedime fillestare mes dy palëve. Presidenti i Barçës, Joan Laporta e vlerëson lartë Flick dhe nuk e ka hequr vëmendjen kurrë nga ai. Flick veçse kishte qenë kandidat për punën e trajnerit te kampioni spanjoll edhe para se të merrte drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë.
Ende nuk ka ndonjë vendim final nga Laporta ose Deco, por Flick është i hapur rreth mundësisë që të bëhet trajner i Barcelonës.