Futbollisti Yll Myrta pas një dekade e gjysmë largohet nga skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova.
Myrta e ka konfirmuar largimin e tij dhe së shpejti pritet të jetë me angazhime të reja sportive.
“Me kërkesën e kryesisë së klubit Vëllaznimi nga janari i këtij viti nuk jam më pjesë e klubit si futbollist, klubin me të cilën kalova gjithë karrierën time profesionale sportive me të cilën u identifikova si sportist dhe i dhash kontributin tim për 16 vite.
I jam falënderues përjetësisht kryesisë së klubit, futbollistëve, stafit të trajnerëve i uroj shumë suksese në vazhdimësi e dashtë Zoti që Vëllaznimi të rikthehet sa më shpejt ku të gjithë e dëshirojmë.
Falënderim për të gjithë ish trajnerët, bashkëlojtarët e punëtorët sportivë me të cilët kam bashkëpunuar ndër vite e që për mua i zëvendësoj të gjithë në vend të trofeve sportivë të cilët për fat të klubit dhe timin nuk patëm rastin t’i fitonim për shumë ”arsye”.
Faleminderit tifozerisë fantastike Kuqezinjtë e Jakovës për mbështetjen e pa rezervë si gjithmonë janë aty duke përkrah klubet e qytetit tonë, në fund i përkulem Prindërve të mi dhe familjes sime që gjithmonë ishin motivi e mbështetja më e madhe .
Shihemi se shpejti me angazhime te reja sportive”, ka njoftuar Myrta.