Prishtina kërkon tre pikë në përballje me rivalin e vjetër, Lirinë e Prizrenit, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Përballja mes këtyre rivalëve do të luhet nesër (13.00) në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Futbollisti i Prishtinës Kreshnik Uka shpreh optimizmin para kësaj sfide.
"Gjatë tërë javës kemi punuar maksimalisht në secilin aspekt që pas kësaj ndeshjeje të dalim me pikët e plota.
Ky është synimi jonë, nga çdo ndeshje, pa marrë parasysh kundërshtarin.
E duke e ditur rëndësinë e ndeshjes dhe pikët që na duhen pas tre ndeshjeve pa fitore, andaj jemi të etur për tre pikët e radhës", tha Uka për faqen e FC Prishtina.
Prishtina aktualisht është në vend të pestë me 31 pikë e Liria në fund me 10 pikë.