Dejvi Bregu e “bën sefte” në Poloni. Sulmuesi vlonjat u transferua gjatë merkatos së janarit nga Umraniyespor te Wisla Krakow, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit polak.
28-vjeçari shënoi golin e dytë në suksesin 1-2 të Wislës në transfertën përballë Odra Opolës.
Fitore e rëndësishme për objektivin e rikthimit në elitë.
Ishte minuta e 54’ kur Bregu tundi rrjetën kundërshtare, duke u zhbllokuar në aspektin personal dhe duke qetësuar Wislën.
Vendasit shënuan në minutat shtesë të takimit, por vetë aq, pasi në fund pati festë tek ekipi i sulmuesit shqiptar.