Debutim ëndrrash për sulmuesin e Kombëtares, Albion Ademi, që e ka nisur me gol aventurën e re te skuadra kineze e Tianjin Jinmen Tiger në elitën e futbollit.
25-vjeçar realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, që barazoi 1:1 në shtëpi me Nantong Zhiyun ditën e sotme.
Ademi shënoi me kokë për 1-0 në minutën e 51-të, ndërsa luajti deri në minutën e tretë të kohës shtesë.
Vlen të theksohet fakti se sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare në vitin 2018 nga trajneri Panucci, ndërkohë që numëron edhe 5 ndeshje me Shpresat..