Tirana u mposht në Klasiken e Shqipërisë dhe aktualisht ndodhen jashtë “Final- Four”.
Gjërat vështirësohen për bardheblutë pas kësaj humbje, por në kryeqytet nuk kanë kohë për të “qarë” këtë disfatë.
Sfida e radhës është shumë afër, me Tiranën që do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Egnatian.
Një duel mjaft i rëndësishëm dhe delikat për “djemtë” e Erbim Fagut. Ky i fundit ende nuk e ka provuar shijen e fitores në krye të bardhebluve dhe tashmë kthehet në një mision për sfidën e ardhshme.
Në 3 ndeshjet që kryeson kryeqytetasit ka marrë vetëm 2 barazime dhe 1 humbje. Rezultate këto që i kanë nxjerrë nga “Final – Four”. Në këto kushte që Fagu që të shmangë më të keqen do të luftojë me “shpirt” të marrë fitoren e parë ndaj Egnatias dhe të rikthejë bardheblutë në top-4.
Kujtojmë se kreu i klasifikimit që mbahet nga Egnatia është plot 15 pikë larg, diçka e paarritshme për Tiranën e këtij sezonit gjithmon në bazë të paraqitjeve, por nga ana tjetër bardheblutë janë më afër rënies, pasi 7 pikë e ndajnë nga vendin i 8-të ku ndodhet Teuta dhe është 9 pikë larg Erzenit të vendit të 9-të.