Prishtina ka arkëtuar tre pikë në duel me Lirinë, në ndeshjen e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj rivalit të vjetër, Lirisë.
Golat për Prishtinën i realizuan Muja (61’), Uka (69’) e Kryeziu (87’).
Në minutën e 90+5, Aldi Gjumsi nga rreth 25 metra shënoi eurogol për Lirinë.
Prishtina renditet në vend të pestë me 34 pikë e Liria është në fund me 10 sosh.