Futbollisti Drilon Hazrollaj është trim i fitores së Malishevës në Gjilan.
Malisheva e ka mposhtur me rezultat 3:2 Gjilanin në takimi e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Hazrollaj me het-trik trondit Gjilanin, duke shënuar në minutën 19-të, 39’ e 86’.
Për Gjilanin shënuan Jaroviq (6’) e Shabani (75’).
Malisheva renditet në vend të katërt me 41 pikë e Gjilani në të tetin me 22 sosh.