Pasi fitoi përballë Dortmundit në “Signal Iduna Park”, Hoffenheim arrin të mposhtë edhe Werder Bremen. Me rezultatin 2-1, që mban vendasit në garë për një biletë europiane.
Maximilian Beier shënoi dy herë në pjesën e parë për Hoffenheimin. 21-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik dhe për momentin numëron 12 gola në Bundesliga.
Marius Bulter la Hoffenheimin me dhjetë lojtarë në minutën e 73’ dhe Werderi shkurtoi rezultatin në minutat shtesë. Skelly Alvero realizoi një gol të bukur me finte, por nuk kishte më kohë.
Ndeshja u mbyll 2-1 për skuadrën e Pellegrino Matarazzos, që renditet në vendin e shtatë me 33 pikë. Një pozicion më poshte dhe tri pikë më p[ak numëron Werderi.