Ferizaj sot ka importuar tre pikë domethënëse, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Kikën e Hogoshtit, në takimin e javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
“Një tjetër fitore shumë e rëndësishme e arritur sot me një gol të shënuar në pjesën e dytë nga sulmuesi Betim Haxhimusa.
Lojtarët tonë zhvilluan një ndeshje të madhe sot sepse fusha ishte shumë e rënduar, duke vështirësuar posedimin e topit.
Pavarësisht kushteve të fushës, skuadra jonë e dominoi kundërshtarin, me që rast duhet ta përmendim se në pjesën e parë e humbën edhe një penallti.
Vazhdojmë fuqishëm drejt misionit tonë”, njofton FC Ferizaj.
Grupi B
Vjosa - Ulpiana 4:2
Prishtina e Re - Flamurtari 1:0
Vushtrria - 2 Korriku 1:0
Kika - Ferizaj 0:1
Vllaznia - Ramiz Sadiku 3:0
Renditja: Prishtina e Re kryeson me 39 pikë, pasojnë Ferizaj me 38, Vjosa 37, Ulpiana 31, Ramiz Sadiku 21, Vushtrria 17, 2 Korriku 15, Flamurtari 15, Vllaznia 14 e Kika 13 pikë.
Në javën e ardhshme takohen:
Flamurtari - Vushtrria
Ramiz Sadiku - Prishtina e Re
2 Korriku - Kika
Ulpiana - Vllaznia
Ferizaj - Vjosa