AF Elbasani fiton 2-1 me përmbysje ndaj Luzit dhe vazhdon t’i bëjë presion Byllisit, që kryeson me vetëm dy pikë më shumë (55/53).
Në “Elbasan Arena” të parët realizuan miqtë me Trenin në të 35-tën, por vendësit reaguan shpejt duke barazuar me De Melon pa u mbyllur pjesa e parë.
Pak pasi nisi pjesa e dytë, Hoxhaj humbi 11-metërsh për EF Elbasanin, por në të 61-tën nuk e bëri të njëjtin gabim Lila nga pika e bardhë, duke i dhënë fitoren skuadrës së Nevil Dedes.
Pas javës së 23-të, AF Elbasani mbetet i distancuar me plus 8 pikë nga Vora e vendit të tretë.