Kreu mbetet i pandryshuar pas javës së 23-të të elitës së futbollit malazez.
Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi përkundër humbjes (0:1) nga Mornari i Tivarit në "DG Arena" të Podgoricës, mbetet në krye të tabelës.
Buduçnosti nuk e shfrytëzoi humbjen e Deçiqit, duke luajtur baras (1:1) me Sutjeskënnë Nikshiq.
Deçiqit i kushtoi shtrenjtë largimi me karton të kuq i Nenad Gavriç në minutën e 54-të.
Danijel Nikoliq shënoi në minutën 76-të duke i siguruar fitoren udhëtuesve.
Drashko Bozhoviq (Deçiqi) në minutën e 85-të është përjashtuar me karton të kuq dhe një minutë me vonë edhe Balsha Vukotiq (Mornari) u ndëshkua me karton të kuq, pasi u fut në fushë nga pankina.
Deçiqi kryeson me 42 pikë, ka një më shumë se Buduçnosti dhe Mornari është në vend të tretë me 37 pikë.