Dinamo e Zagrebit ka barazuar me rezultat 1:1 me Osijekun vendas, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit kroat
Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, është paraqitur titullar për Dinamon.
Ai ka treguar lojë të mirë në këtë pikë të rëndësishme për dinamovitët.
Hoxha është zëvendësuar në minutën e 69-të dhe Arijan Ademi futet në lojë ë minutën e 58-të për Dinamon.
Bukviç (28') shënoi për Osijekun dhe Kulenoviq (90+4') për Dinamon.
Rijeka kryeson me 53 pikë, duke lënë pas Hajdukun me 52, Dinamon e Zagrebit 48 (një ndeshje më pak), Osijekun 36 pikë etj.