Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës? Është kjo pyetja kryesore që shtrohet në shtypin spanjoll, pas vendimit të trajnerit Xavi, që ka deklaruar se do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit aktual.
Të shumtë janë emrat që lakohen, por sipas “Cadena Ser”, Barcelona ka vendosur të parin në listë një emër që e njeh mirë skuadrën. Luis Enrique është në pole position për epokën post-Xavi te Barcelona.
Deco, drejtori sportiv i klubit “blaugrana”, synon të kthejë në “Kamp Nou” trajnerin spanjoll që aktualisht është nën kontratë me PSG-në deri më 30 qershor 2025.
Luis Enrique ka drejtuar edhe më parë skuadrën ku spikati si futbollist, në vitet 2014-2017. De Zerbi dhe Flick, janë gjithashtu në garë për stolin e Barçës.