Shoqata e Trajnerëve të Futbollit, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, organizoi seminarin njëditor për trajnerët e klubeve të Albi Mall Superligës dhe klubeve të Raiffeisen Ligës së Parë.
Trajneri i njohur, Astrit Maçi, ka ligjëruar mbi temën e përgatitjes fizike të futbollistëve, duke theksuar aspektet e rëndësishme të trajnimit me dhe pa top.
Krahas seancës teorike e cila u mbajt në selinë e FFK-së, ky seminar pati edhe pjesën praktike, e cila u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali.
Seminari ka ofruar një platformë të gjerë për trajnerët për të shkëmbyer njohuri dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre në përgatitjen e futbollistëve.