Trajneri Ismet Munishi u shpreh skeptik se mund të ndëshkohen ata që bëjnë dallavere në futbollin e këtushëm ndonëse dyshimet kanë ekzistuar vazhdimisht në futbollin kosovar, mbi të gjitha në pjesën pranverore.
Ai e ka përmendur vetëm rastin e Fushë Kosovës, që ishte dënuar për kurdisje në kohën e presidentit të ndjerë të Federatës, Fadil Vokrri.
Munishi insiston se udhëheqësia aktuale e Federatës së Futbollit të Kosovës është në gjumë të thellë.
Sipas tij, nëse duam që të ndryshojnë gjërat, duhet të formohet një task-forcë, të bëhet veting për gjyqtarë, të hetohen pasuritë e dyshimta dhe të shpejta etj.
“Veç deklaratën e prokurorit për kurdisje e kam pritur më kah fundi i sezonit, por tash ka dalë pak më herët, këtu është dallimi. Gjithmonë kah fundi dalim, jo është tu hetu…
Unë po e shoh që është tu u hetu, por s’pe shoh kërkun që osht tu zbulu. Nëse dojmë me përmirësu gjendjen, duhet ta bëjmë një task-forcë që merret veç me këto punë. Me bo një veting për arbitra, me u hetu pasuritë.
Ku i mori paratë filani, si i mori, si i bëri. Edhe Federata është në gjumë”, deklaroi Munishi në “Favorit”.