Futbollisti Leunit Sahitaj është pjesë e skuadrës së Gjilanit.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja e klubit.
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.
22- vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.
Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese”, njofton SC Gjilani.