“Allianz Arena” pret sot një ndër sfidat më interesante të Ligës së Kampioneve, atë mes Bajern Mynih dhe Lacios.
Italianët vijnë pas fitores minimale 1-0 në “Olimpico” ndaj armatës bavareze, dhe sonte, do bëjnë maksimumin për të mos lejuar të besuarit e Tuhel t’u shënojnë.
Fatet e sezoneve të të dyja skuadrave varen nga takimi i sotëm.
Mbi të gjitha atij të Bajern pasi tashmë mund të themi se teorikisht, Champions mbetet kompeticioni i vetëm ku gjermanët mund të fitojnë një trofe.