Prishtina ka treguar lojë më të mirë se Trepça ’89, duke shënuar fitore bindëse me rezultat 5:1.
Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Në minutën e 82-të, Igball Jashari (djali i Bashkimit), djali nga familja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, shënoi për 5:1.
Një gol i veçantë në ditën e veçantë, në përvjetorin e heronjve, familjes Jashari.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë, kur bardhekaltrit avancuan me 4:0.
Për Prishtinën shënuan Kryeziu (8’), Muja (25’), Pefqeli (40’ – nga penalltia), Hyseni (44’).
Mysafirët shënuan në minutën e 72-të.
Trepça eliminohet nga garat e Kupës së Kosovës.