Voska Sport ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Gostivarit, në takimin e javës së 22-të të elitës së futbollit maqedonas.
Derbi shqiptar solli një rivalitet deri në pikën e fundit.
Jusufi ka realizuar në minutën e 24-të për Voskën dhe Elmas (83’) për Gostivarin.
Gostivari ka arritur të marrë pikë në Ohër, skuadër që zë vendin e pestë me 30 pikë e pesë më shumë se Voska që gjendet tre pozita më poshtë.