Vardari i Shkupit ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Rabotniçkit të Shkupit, në takimin e javës së 22-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.
Mediumi maqedonas “Ekipa.mk”, golin e Glishiqit e ka vlerësuar identik si i Artim Shaqirit para shumë viteve.
“’Kuqezinjtë’ kaluan me mjeshtëri në avantazh me golin direkt nga këndi të Darko Glishiq në minutën e 56-të të takimit.
Glishiq “alla Shaqiri” direkt nga këndi në të majtë ka arritur që të mposht portierin përfaqësues Alexovski i cili dukshëm u pengua në vijë nga bashkëlojtarët”, shkruan mes të tjera media.