Agim Ademi nga Prekazi: Ky vend është i shenjt jo vetëm për ta vizituar

Futboll

Agim Ademi nga Prekazi: Ky vend është i shenjt jo vetëm për ta vizituar

Më: 6 mars 2024 Në ora: 17:25
Pamje nga tubimi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot i është bashkuar qindra e mijëra qytetarëve nga anë e mbanë Kosova që kishin marrë rrugë drejt Prekazit për ta shënuar Epopenë e 26-të të UÇK-së.

Ademi ka thënë se ky vend është i shenjtë dhe jo vetëm për ta vizituar, por këtu duhet të vijnë secili për ta parë vetën kush je.

Ai ka qenë prezentë në zbulimin e shtatores së heronjve Hamit e Sala Jashari të cilët dhanë shumë për Liri.

Pas zbulimit të shtatores, Ademi për OkarinaPress ka thënë se është shumë i emocionuar sa herë që viziton këtë vend.

“U ndjeva shumë mirë por edhe i emocionuar, pasi ky vend, Prekazi, kujton trimërinë e kësaj treve i cili edhe është gurthemeli i shtetësie dhe shqiptari.

Këta njerëz që kanë dhënë jetën për liri janë pjesa më e rëndësishme e Kombit tonë, sepse këta përveç që kanë rënë vet, ata kanë kultivuar edhe lirinë tonë me vepra edhe para flijimit që kanë bërë.

Kjo është një familje shumë e nderuar, sepse të kesh në familje heronj babë e nanë e të kesh edhe gjeneralë dhe të plagosur e të vrarë në luftë siç është kjo me 13 anëtarë të familjes të vrarë e bënë Prekazi është vend të shenjt për Kosovën, ku përveç kësaj familje, këtu është edhe familja e Adem Jasharit të cilët nga këtu e kanë thye frikë përballë armikut.

Pra nga vepra e kësaj familje, nuk ka pasur njeri që nuk është frymëzuar për liri dhe ju kanë bashkëngjit radhës së UÇK-së, ku më vonë është bërë mrekullia – çlirimi i Kosovës. Pra këto ditë janë të shënuar, ky vend është i shënuar dhe jo vetëm sa për ta vizituar por për të kujtuar vetën kush je”, ka thënë Agim Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat