Ditë e rëndë për Ardian Koznikun, legjendën e futbollit të Kosovës dhe të Kroacisë.
Kozniku humb njeriun më të dashur, nënën.
Belgjyzare Hoxha – Kozniku sot ka ndërruar jetë në moshën 92 - vjeçare.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin e lamtumirës së nënës sime sot.
Por për sa kohë që ajo jeton në mua, kujtimi i saj ruhet. Dhe për të gjithë pasardhësit e saj.
Shpesh kilometra larg njëri-tjetrit, edhe tani në këto momente më të dhimbshme.
Por gjithmonë në zemrat tona.
Mam faleminderit për te gjitha, pushofsh ne paqe”, shkruan Kozniku.