Ballafaqimi mes Sportingut të Lisbnonës dhe Atalantës, ka përfunduar baras (1:1).
Kjo ishte ndeshja e parë e të tetës së finales së Europa League në futboll.
Paulinho në minutën e 17-të shënoi për skuadrën portugeze.
Skuadra nga Bergamo ka barazuar 6 minuta (39') pa përfunduar pjesa e parë me golin e Scamaccas.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është paraqitur titullar për Atalantën.
Ai ka shfaqur lojë të mirë, ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 56-të.