Leipzig i pafat
Real Madrid, Manchester City, PSG dhe Bayern Munihu, janë çerekfinalistët e parë të Champions League në futboll.
Reali sonte me fat është kualifikuar për faktin se skuadra gjermane Leipzig ka qenë më e mirë me lojë por edhe ka pas raste më shumë.
Reali - Leipzig 1:1
Shënues: Bellingham (65') - Orban (68').
Kartona të verdhë: Vinicius Junior, Tchouameni - Schlager, Raum, Orban, Cornelius.
Real: Lunin, Carvajal, Nacho, Rüdiger, F. Mendy, Tchouameni, Kroos (Modriç 78'), Camavinga (Rodrygo 46'), Fede Valverde, Vinicius Junior dhe Bellingham (Joselu 85')..
Leipzig: Gulacsi, Henrichs, Orban, Lukeba, Raum, X. Schlager (Elmas 85'), A. Haidara (Kampl 90'), Dani Olmo, Xavi, Openda (Poulsen 77') dhe Sesko (Baumgartner 85').
Manchester City - Copenhagen 3:1
Shënues: Akanji (5'), Alvarez (9'), Haaland (45+3') - Elyounoussi (29').
Kartona të verdhë: Mattsson, Cornelius.
Manchester City: Ederson, Lewis, Akanji, Ruben Dias (Stones 68'), Gvardiol, Rodri (Gomez 46'), Matheus Nunes (Hamilton 74'), Alvarez, Kovaçiç, Bobb dhe Haaland (Wright 88').
Copenhagen: Grabara, Jelert (Meling 79', Vavro, McKenna, P. Ankersen, Diks, Oskarsson (Cornelius 68'), Froholdt (Mattsson 58'), Clem (Hojlund 68'), Achouri (Bardghji 58') dhe M. Elyounouss.
Real Madridi para shikuesve të vet ka barazuar me rezultat 1:1 me Leipzig por falë fitores (1:0) në ndeshje e parë, shkuan më tej.
Futbollisti Openda i Leipzig-ut ka shpërdoruar tri raste të mira në pjesën e parë, që dorën në zemër madrilenët ishin me fat të madh sonte në ”Santiago Bernabeu”.
Në minutën e 65-të, Reali në epërsi, Jude Bellingham me mjeshtri shënoi nga 12-13 metra në këndin e djathtë, 1:0.
Ky ishte jetëshkurtër përkatësisht në minutën e 68-të, u barazua rezultati, Willi Orban shënoi me kokë për 1:1.
Në minutën e 90+2, Olmo parabolloi portierin por traversa shpëtoi Realin.
Manchester City është kualifikuar me lehtësi.
Kampioni i Evropës ka treguar arsenalin e tij edhe në sfidën e kthimit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 skuadrës daneze Copenhagen.
City edhe ndeshje e parë e ka fituar me 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:2 siguroi biletën për më tutje.
Duhet veçuar golin e futbollistit Alvarez në minutën e 9-të, i cili ka shënuar nga pozitë anash 16-shit në këndin e epërm të djathtë, 2:0.
Për Manchester Cityn shënuan Manuel Akanji (5’), Julian Alvarez (9’), Erling Haaland (45+3’) dhe për mysafirët realizoi Mohamed Elyounoussi (29').