Janë luajtur ndeshjet e javës së 21-të të Ligës së Dytë të Malit të Zi në futboll.
Liderët vazhduan serinë, Bokeli i Kotorrit që zë vendin e parë me 45 pikë dhe po aq pikë ka edhe skuadra shqiptare nga Ulqini, Otrant.
Pak më vështirë fitoi Otrant - Olimpik, e cila e mundi Grbalin me rezultat 2:1 në Ulqin.
Skuadra e Dejan Vukiçeviqit pati një rezultat të mirë (2:0) pas golave të Balsha Banoviqit në minutën e 4-të dhe Halil Muharemoviqit në minutën e 54-të, por Jovan Vujoviq në minutën e 75-të nga penalltia e ngushtoi rezultatin në 2:1.
Rezultatet
Bokeli - Iskra 3:0
Berane - Llovçeni 1:2
Otrant-Olympic - Grbali 2:1
Podgorica - Internacionali 2:1
Kom - Igallo 0:2
Renditja
1. Bokeli 45
2. Otrant-Olympic 45
3. Podgorica 39
4. Grbali 28
5. Llovçeni 26
6. Kom 25
7. Igallo 24
8. Iskra 24
9. Internacionalo 19
10. Berane 15