“Ylli” portugez qëndron edhe sezonin tjetër

Futboll

“Ylli” portugez qëndron edhe sezonin tjetër

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:19
Joao Félix

Joao Félix do të qëndrojë në Barcelonë edhe sezonin e ardhshëm, sërish në formë huazimi nga Atlético e Madridit. Lajmin e jep e përditshmja katalanase “Sport”.

Sipas këtij mediumi, që ndjek nga afër zhvillimet në klubin “blaugrana”, menaxheri Jorge Mendes është në krye të operacionit i cili, në këtë pikë, është duke u ecur shumë mirë. Mungojnë vetëm disa detaje përpara se të mbyllet përfundimisht.

“Sport” raporton gjithashtu se Atlético e Madridit i propozoi Barcelonës që të blinte një përqindje të kartonit të sulmuesit ndërkombëtar portugez, por nuk pati marrëveshje.

Skenari më i mundshëm është pagesa e një shumë fikse për periudhën e huazimit.

Këtë sezon, João Félix, 24 vjeç, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 31 ndeshje për “blaugranat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat