Lideri i kampionatit, Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, më lehtë se sa pritej është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Therandasit shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Malishevës, në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”.
Ballkani “shtyp” me gola skuadrën vendase, nga e cila pritej më shumë sot.
Mamadou Danfa e nisi serinë e golave në minutën e 25-të, për të vazhduar Nazmi Gripshi (44’ e 55’).
Malisheva eliminohet nga gara e Kupës së Kosovës.