Gjithçka është e qartë sa i përket se cilat skuadrat janë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Tri skuadrat e elitës dhe një e Ligës së Parë janë në gjysmëfinale.
Suhareka e Ligës së Parë ka bërë befasinë me të madhe deri me tash.
Skuadra që janë kualifikuar në gjysmëfinale të kupës: Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka.
Prishtina është fitues i Kupës për edicionin e kaluar.